MENU
klinika

Rama: Përrallat e mia dalin

“Shtëpitë e reja do të jenë vila! Shtëpi aq sa kurora ka familja”

03.03.2020 - 17:33
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme me banorët e Thumanës ku ka prezantuar modelet e shtëpive të reja që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se këto shtëpi do të jenë në të tërë kuptimin e fjalë vila.

“Do të qëndroj me ju, me sytë dhe mendjen të përqëndruar në radhë të parë për të bërë më të mirën që të gjithë ata që në ato momente të para ishin të shokuar dhe ndiheshin të pa shpresë ta bëjmë gëzuar vitin e ri në shtëpinë e re. Përvec të keqes duhet të shohim se cfarë mund të bëjmë që të dalë dicka e mirë. Cdo e keqe zjell dhe një të mirë. Si tërmeti mos ardhtë më kuurë, por e mira qështë që t’ju fusim në shtëpi, por në shtëpi ku të jeni në kushte optimale njësoj si familjet që blejnë vila. Për ata që iu është prishur shtëpi dhe kanë pasur më shumë se një kurorë, do iu japim aq shtëpi sa kanë kurora.

E rëndsësishme që tiu japim mundësinë të kenë shtëpinë e tyre dhe hapsirën e tyrë. Mirëkuptim dhe besim, mirëkptim se ne nuk mund të shkojmë të ndërtojmë shtëpitë e reja aty ku kanë qenë të vjetrat, do t’i mbledhim pranë njëra- tjëtrës, do t’i merrni këto shtëpi sicc nuk i merr askush në Itali, atje një pjesë ta japin dhuratë dhe një pjesë ta jep kredi dhe të thonë paguje. Trualli i shtëpisë së vjetër do ta mbani ju, por ta dini se dhe ligji e ndalon që të mbani atë dhe këtë. Do e përdorni ju, ta përdorni për bujqësi e kopshtari, por jo më të rri shtëpia atje. Ka tipa, burra janë këta që thonë jam mirë atje dhe thotë e dua aty ku jam. E vërtetë, por nëse qëndron te shtëpia atje ku je, atëherë ti duhet për një matje tensioni të marrësh rrugën deri në qendrën shëndetësore, apo fëmijët për të shkuar në shkollë. Kurse kur ke shtëpinë këtu do i që të gjitha aty”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije gjithashtu se Thumana do të shndërrohet në një atraksion turistik, siç ka ndodhur me Pukën dhe Belshin.

“Përrallat e mia dalin, ka ndonjë që s’ka dalë, po se nuk i ka ardhur koha. Kur thoja që Puka do bëhet fshat turistik, pukjanët thonin “kur do iku ky palla i gjatë se boll na kanë pallur me rrena”. Shkoni në Pukë tani, në Belsh, po. Se këtu ka një liqen që është ngjitur me zonat e banuara. Dhe këtu ka një liqen, po ai është i shkëputur, po di që ai liqen aty është një arsye për të besuar se dhe Thumana do të bëhet një zonë ku njerëzit do thonë ” Kush do vij në Thumanë për fundjavë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dënimi për çdo ndërtues, arkitekt apo supervizor

Burg 7 deri në 15 vite për çdo ndërtesë që ka shkelje


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!