MENU
klinika

Reagon drejtori i Kujdesit Shëndetësor

Tre të dyshuar me koronavirus në Vlorë

03.03.2020 - 17:53

Drejtori i Drejtorisë Rajonale dhe Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Vlorë (DROSHKSH), Kujtim Llapi, iu ka kërkuar të gjithë punonjësve dhe subjekteve tregtare të përdorin dorashka, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.

Sipas tij, dorashkat duhet të përdoren çdo periudhë të vitit dhe akoma më shumë në këtë periudhë. Teksa ka folur për masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin, drejtori Llapi është shprehur se përdorimi i dorashkave është një masë, që lidhet me higjienën dhe produktet që merren nga qytetarët në njësitë blerëse, dhe është një shqetësim i ngritur nga vetë qytetarët.

Ai ka shtuar se tashmë ekipet e kontrollit kanë zbritur në terren, duke paralajmëruar se kush konstatohet se nuk përdor doreza, do të ketë sanksione, deri në mbyllje të aktivitetit.

Sipas kreut të Institucionit të Shëndetësisë, sa i përket masave të marra nga koronavirusi, tashmë kanë mbërritur dhe janë shpërndarë mbi 120 mijë të tilla.

Nga Vlora, sipas Llapit, kanë mbërritur 6 raste në total, 3 prej të cilave kanë rezultuar negative dhe për 3 pritet përgjigja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier