Chelsea po përpiqet të shpëtojë sezonin në FA Cup, teksa sonte bëri një ndeshje të mirë, duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Liverpool. Blutë e Londrës “hakmerren” në një farë mënyre edhe për Superkupër e Europës.
Chelsea ka kaluar në avantazh në 13’. Willian goditi fort nga distanca dhe përfundoi në rrjetë. Portieri Adrian reagoi shumë keq dhe nuk arriti të ndalte sferën e goditur nga sulmuesi i Chelsea. 1-0 mbyllet pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, në 64’, Barkley mori një top në mesin e fushës dhe vrapoi me topin në këmbë për 50 metra. Ai u fut i pashqetësuar drejt zonës dhe me një goditje të fortë mposhti sërish Adrianin.
Liverpool krejtësisht i fjetur që pas humbjes me Atleticon. Ekipi i Klopp nuk po arrin të kthehet te rezultatet pozitive. Kjo ishte humbja e dytë radhazi, pas disfatën ndaj Watford në Premier League. Të kuqtë eliminohen nga dy kupat dhe rrezikojnë në Champions, mbetet vetëm kampionati.
? Chelsea vs Liverpool | Barkley (GOAL!!!) 64′ #CHELIV pic.twitter.com/AeLUEYmFlK
— D9INE (@D9INE_EUROPE_) March 3, 2020