MENU
klinika

Premier League, Java 28

Liverpool thyhet pas 28 javësh, ndalen rekordet

29.02.2020 - 20:26

Pas 28 javësh në Premier League dhe pas 19 fitoreve radhazi, Liverpool pëson humbjen e parë. Ishte pikërisht Watford që u fha një leksion të kuqve me fitoren 3-0 në shtëpi. Një disfatë që ndal shumë rekorde të Liverpool, ku më kryesorja ishte mbyllja e sezonit pa humbje.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndonëse pati disa raste për të dyja skuadrat. Në të dytën, Sarr ndëshkon miqtë në minutën e 54-t. Pas 6 minutash, sërish Sarr kap në befasi mbrojtjen e Liverpool dhe dyfishon shifrat.

Miqtë hidhen në sulm për të shmangur humbjen, por mungojnë gjuajtjet në drejtim të portës. Në 72’, të kuqtë bëjnë një gafë në mbrojtje dhe Deeney con shifrat në 3-0. E kotë pastaj për të përmbysur shifrat.

Gjithsesi, Liverpool kryeson bindshëm kampionatin dhe titulli nuk kompromentohet nga kjo humbje. Për të besuarit e Jurgen Klopp janë në lojë rekorde të tjera, si numri i fitoreve brenda një sezoni, fitoret në shtëpi radhazi apo numri i pikëve në total, teksa deri tani ka thyer 2 rekorde (starti më i mirë pas 27 javëve dhe numri i fitoreve radhazi, 19).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN