MENU
klinika

Del nga shtrati lumi Ishëm

Rikthehen përmbytjet në zonën Fushë-Krujës

04.03.2020 - 09:04

Reshjet e dendura të shiut përgjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar përmbytje të arave të mbjella.

Përmbytjet janë shkaktuar pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm, por edhe pamundësia e kullimit të ujërave.

Sipërfaqe të mëdha me të mbjella janë mbuluar nga uji në fshatat Murqinë, Mallkuç dhe Likmete.

Kjo është një situatë e përsëritur në këto zona që përmbyten shpesh herë.