MENU
klinika

Drejt lirimit nga paraburgimi?

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij

04.03.2020 - 10:42

Shtyhet serish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Shtyrja kësaj here erdhi për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese.

Seanca e sotme nuk ka zgjatur më shumë se dy minuta, ndërsa ngërçi për këtë proces gjyqësor pritet të vijojë të jetë edhe në javët në vijim. Në fund të dhjetorit KLGJ i ka nisur një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i i kërkon zhbllokimin e situatës duke sugjeruar ndryshime ligjore.

Nëse procesi vijon të jetë i bllokuar, anëtarët e grupit “Shullazi” shkojnë drejt lirimit nga paraburgimi. Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.

Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!