MENU
klinika

Olsian Çela drejt hapjes së garës

KLP me 10 anëtarë/ Largohet Besnik Cani

04.03.2020 - 13:59

Prokurori Besnik Cani nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e kësaj të mërkure KLP ka shpallur vakancën për postin e Canit duke kërkuar nga prokuroria e përgjithshme të hap garën për zëvendësimin e tij.

Cani u shkarkua pak ditë më parë nga posti i prokurorit për shkak të pasurisë, vendim i kolegjit të apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je. Cani erdhi në këtë post pas një votimi mes prokurorësh të cilët e përzgjodhën atë si përfaqësuesin e tyre në KLP në kohën e drejtimit të kryeprokurores Arta Marku.

Me marrjen e vendimit nga KLP për shpalljen e vakancës pritet që kryeprokurori Olsian Çela të firmos mbledhjen e përgjithshme të hetuesve të cilët do duhet të zgjedhin brenda tyre zëvendësuesin e Canit.

Një tjetër vendim i KLP-s ka qenë edhe emërimi i përkohshëm i prokurores Mirela Kapo si anëtare magjistrate pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë që pritet konstituimi i KLP-s edhe me anëtarin e saj të 11 në këtë këshill pritet që brenda muajit mars të mbërrij edhe emri i kreut të byrosë kombëtare të hetimit i cili duhet të marrë votat e anëtarëve të KLP.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!