Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit Tedi Blushi, deklaratave të bëra sot nga kryeministri Rama në parlament.
Rama e cilësoi kreun e shtetit, cilesoi “Vojo amerikani që ka marrë përsipër t’i kthejë të gjithë nga Amerika, Gjermania, e të marrë fatet në dorë duke puthur pa leje flamurin amerikan”, reagon Presidenca me nje pergjigje per Ramen.
Në një postim në facebook, Blushi shkruan se Presidenti i Republikës nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtar.
Ai sqaron edhe një herë se kreu i shtetit ngriti flamurin amerikan në manifestimin e 2 marsit, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa liston disa pyetje për kreun e qeverisë, Blushi publikon edhe një video të kryeministrit .
Postimi i plotë:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtare, flamurit më të bukur në botë.
Presidenti Meta në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit ka ngritur Flamurin e SHBA , të sjellë nga grupi i shqiptaro-amerikanë, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan për ditë të tëra për t’iu bashkuar PRANVERËS KUQEZI.
Presidenti Meta vlerësoi me këtë akt, jo vetëm shqiptaro-amerikanë të cilët i konsiderojnë të shenjta të dy Flamujt, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të cilët me shumë të drejtë e mbajnë Flamurin Amerikan?? në shtëpitë e tyre, si simbol të lirisë dhe drejtësisë.
Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit.
Përkundrazi, është Gruaja e Bilalit që duhet të japë publikisht disa sqarime, meqë pretendon se nuk bën asnjë dhunim të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, dhe asnjë grabitje të fondeve publike me PPP, pa lejen e “amerikanëve”:
1. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?
2. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit që u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?
3. Pse Gruaja e Bilalit nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?
4. Pse Gruaja e Bilalit nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?
5. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA??, idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?
6. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA??, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar??, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?
Presidenti Meta ka folur, flet dhe do të flasë gjithmonë vetëm në emër të Kushtetutës të miratuar me unanimitet me 140 vota për të bërë Reformën në Drejtësi. Puçistët flasin në emër të Pushtetutës, Ramaformës dhe grushtit të shtetit.
ZOTI E BEKOFTË MIQËSINË SHQIPTARO-AMERIKANE! ??❤??
Për të gjithë ata shqiptarë dhe amerikanë që i kanë harruar këto pamje skandaloze, ju lutem të shohin më poshtë videot e turpshme dhe të pacipa të Gruas së Bilalit: