MENU
klinika

Pas përhapjes së Koronavirusit

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në dyshim

05.03.2020 - 16:49

Përhapja e Koronavirusit po vë në pikëpyetje evenimentin më të madh sportive botëror, Olimpiadën, që këtë vit zhvillohet në Tokyo dhe nis më 24 korrik. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka deklaruar sot se do të bëjë gjithçka që është e mundur që Lojërat Olimpike të zhvillohen sipas planikimit.

“Ne jemi të vendosur që Olimpiada të zhvillohet sipas planit dhe të kurorëzohet me një sukses të jashtëzakonshëm. Ne po përgatitemi mirë që gjërat të ecin mbarë deri më 24 korrik edhe pse po monitorojmë më vëmendje situatën e krijuar prej Koronavirusi. Gjithsesi, vendimet përfundimtare do t’i marrim në qershor, në Asamblenë e IOC-it”, – tha Bach.

Shefi i olimpizmit botëror shpreson që deri në qershor situata të jetë përmirësuar edhe pse shumë evente kualikuese olimpike janë shtyrë apo pezulluar. Zërat për një shtyrje të Olimpiadës në fund të 2020-ës janë shtuar pas deklaratës së Ministrit të Sporteve të Japonisë, që tha se në kontratën që qeveria jeponeze ka me IOC nuk ka datë të saktë për zhvillimin e këtij eventi olimpik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin