MENU
klinika

"Jam e emocionuar dhe e lumtur"

“Sekreti më i madh”, Katy Perry jep lajmin e bukur

05.03.2020 - 18:54

Katy Perry zbuloi se po pret fëmijën e parë me të fejuarin, Orlando Bloom, duke shfaqur barkun e rrumbullakosur në videoklipin e “Never Worn White”. Pasi videoja u publikua, ajo ndau një story në Instagram, ku shpjegonte se si e fshehu shtatzaninë javët e fundit kur barku u bë më i dukshëm.

Ndërkohë, në Twitter ajo shkroi: “O zot jam kaq e lumtur që nuk më duhet ta fsheh më barkun duke mbajtur një çantë të madhe përpara”. Këngëtarja po tregonte se çfarë ka bërë gjatë fotove të shkrepura nga paparacët javët e fundit. Në fotot e bëra këtë të martë, ajo mbante një çantë të madhe.

Ajo u ka treguar fansave nëpërmjet Instagramit se bashkë me Bloom po mirëpresin fëmijën e tyre të parë. Bloom ka një djalë 9 vjeç, Flynn, me ish- partneren, Miranda Kerr.

“Jam e emocionuar, ne jemi të emocionuar dhe të lumtur. Është ndoshta sekreti më i gjatë që më është dashur të mbaj. Mendova se do t’jua tregoja të gjithëve nëpërmjet një pjesë muzikore,”- është shprehur Perry. Ajo theksoi faktin se i duhej ta shpallte sa më shpejt të mundej këtë lajm, sepse po behej e pamundur për ta fshehur më shumë. “Duhet ta tregoj në një mënyrë apo në një tjetër. Po bëhet shumë i dukshëm,”- pranoi ajo.

Katy ka folur dhe për planet për dasmë në disa intervista javën e kaluar, duke thënë se martesa është më e rëndësishme se ceremonia për ta.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën