MENU
klinika

Debati politik

Basha shigjeton Ramën: Mbron kriminelët, trafikantët e përdhunuesit

29.09.2018 - 13:10

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Ramën. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Rama vijon të mbrojë dhunuesit dhe përdhunuesit.

Lideri i PD-së, thekson faktin se në vend që shteti të dalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, rasti i Xhisielës, Rama vijon planin kriminal, që sipas tij, është mbjellja e krimit shtetëror dhe favorizimi i shkelësve të ligjit.

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, shkruan Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektligji i vetting-ut në politikë

Basha sqaron platformën e vetting-ut: Kush nuk kalon