MENU
klinika

Funksionon në disa gjuhë

Instagram po përdor një teknologji të re kundër komenteve të këqija

09.03.2020 - 18:16

Instagrami ka implementuar disa funksione, të cilat përdorin teknologjinë “machine learning”, për të ndihmuar rrjetin shoqëror në filtrimin e përmbajtjeve dhe pamundësimin e më shumë rretheve të miqve për përdoruesit.

Kevin Systrom nga kompania Instagram, njoftoi se në të ardhmen do të minimizohet ndikimi negativ dhe komenteve të këqija në publikimet e rregullta dhe në përmbajtjen e video-xhirimeve, . Opsioni i parë i “machine learning” do të jetë identifikimi i komenteve negative dhe shqetësuese, të cilave do t’iu pamundësohet shfaqja në përmbajtjen e përdoruesve. Aktualisht ky lloj funksioni është i mbështetur vetëm për gjuhën angleze.

Funksioni i dytë në të cilin Instagram do të përdorë të njëjtën teknologji është bllokimi automatik i spam. Teknologjia punon në gjuhët angleze, spanjolle, portugeze, arabe, franceze gjermane, ruse, japoneze dhe kineze.

Systrom thekson se funksionet anti-spam dhe anti-abuse të inteligjencës artificiale (AI) do të avancohen me kohë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”