Një ekip shkencëtaresh nga universitetet më të mira të Kinës kanë krijuar një robot që mund të shpëtojë jetë gjatë epidemisë së koronavirusit.
Kjo pajisje, që i ngjason një krahu robotik, është në gjendje të bëjë trajtime me ultratinguj, të marrë kampione për analiza dhe të kontrollojë pacientët me Covid-19.
Këto detyra kryhen zakonisht nga doktorët dhe infermierët. Por duke përdorur këtë robot, në të cilin gjenden dhe kamera, personeli mjekësor shmang kontaktin e drejtpërdrejtë me të infektuarit duke ulur dhe mundësitë e përhapjes. Përpjekjet për krijimin e këtij roboti nisën gjatë muajit shkurt dhe u finalizuan në ditët e para të marsit. Testimet e para u kryen në spitalin e Pekinit në Kinë.