MENU
klinika

Flet shefja e Infektivit

Me çfarë medikamentesh po kurohen të infektuarit me Koronavirus në Shqipëri?

10.03.2020 - 09:54

Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT foli mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” për gjendjen e dy të infektuarve të parë me Covid-19.

Ajo u shpreh se gjendja shëndetësore e dy të infektuarve është e kënaqshme dhe se ata nuk kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

Por me çfarë po trajtohen këta dy persona?

Antibiotiku dhe Antivirali ishin dy medikamentet që po përdoren për të kuruar babë e bir, u shpreh Najada Çdomo:

“Personat kanë kaluar në pneunomi, që është një ftohje në pjesën e poshtme të mushkërisë. Për këtë arsye ata trajtohen me antibiotik. Covid-19 vjen nga një virus viral dhe gjithashtu po trajtohen edhe me medikamentet antiviralë”, tha shefja e shërbimit infektiv në QSUT.

Aktualisht, nuk ka një trajtim specifik kundër virusit të ri, prandaj, identifikimi i agjentëve efektivë antiviralë për të luftuar sëmundjen është i nevojshëm. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk janë bërë studime, dhe madje ka disa emra medikamentesh që kanë rezultuar efektivë.

Deri më tani është zbuluar se Remdesivir dhe Chloroquine janë shumë efektivë në kontrollin e infeksionit të Koronavirusit. Remdesivir është njohur kohët e fundit si një ilaç antiviral premtues kundër një grupi të gjerë të viruseve si SARS / MERS-CoV.

Chloroquine, një ilaç i përdorur gjerësisht kundër malarias dhe sëmundjes autoimune, është raportuar së fundmi si një ilaç potencial antiviral me spektër të gjerë.

“Meqenëse këto komponime janë përdorur në pacientët njerëzorë me një rekord sigurie dhe janë treguar efektive kundër sëmundjeve të ndryshme, ato sugjerohen që të vlerësohen në pacientët njerëzorë që vuajnë nga Koronavirusi”, thuhet në studimet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët amerikanë kanë frikë t’i afrohen

I infektuari me koronavirus po trajtohet nga një robot!

Përgjigjet Ministria e Shëndetësisë

Koronavirusi, 4 raste të dyshuara në Shqipëri!

Testet te njeriu në muajin prill

Koronavirusi, një vaksinë nga Shtetet e Bashkuara


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin