Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, në tremujorin e katërt të vitit 2019 ra në 11.2%.
Instituti i Statistikave publikoi sot Anketën tremujore të forcave të punës, sipas së cilës në tremujorin e katërt 2019, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve u rrit me 3,1 %. Ky tregues shënoi rritje krahasuar edhe me tremujorin e tretë të vitit 2019 me 0.1%.
Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6.4% në sektorin e industrisë, 2.3% në sektorin e shërbimeve dhe 2.3 % në sektorin e bujqësisë.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1.1%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.2%.