MENU
klinika

"Kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku. Edhe ne…"

Ambasada e SHBA reagon për COVID-19 në Shqipëri

10.03.2020 - 16:40

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë deklaron se është koha për veprime të qeta dhe praktike nga publiku duke marrë si shembull dakordësinë me Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha.

Në një status në “Facebook”, ambasada deklaron se edhe ajo do të zbatojë masa mbrojtëse ndaj COVID-19, të rekomanduara nga OBSH-ja.

“??️ │ COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve.

Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”, deklaron ambasada e SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme

"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi