MENU
klinika

Kufizoni kontaktet me qytetarët

Çela urdhër prokurorive në rrethe për COVID 19

11.03.2020 - 10:57

Pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë edhe prokuroria e Përgjithshme ka dalë me një udhëzim për prokuroritë e rretheve ku rekomandohet kufizimi në maksimum i kontaktit me qytetarët.

Udhëzimi që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela ka për qëllim për të siguruar mbrojtjen nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019 të shëndetit të punonjësve në administratën e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe të shëndetit të shtetasve të interesuar për shërbime në prokurori, si dhe mbarëvajtjen e punës në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm.

Ky udhëzim i përgjithshëm hyn në fuqi menjëherë dhe detyrimet e përcaktuara në të zbatohen për një periudhë dy-javore nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi.

MASAT ADMINISTRATIVE
Neni 3
1. Drejtuesit e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, në kuadrin e situatës së krijuar nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019 dhe masave të nevojshme për mbarëvajtjen dhe funksionimin e prokurorive pranë gjykatave që ushtrojnë funksionet, të vlerësojnë dhe vendosin marrjen e masave për:
i) Kufizimin e kryerjes së veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me marrjen e deklarimeve nga personat që kanë dijeni mbi faktet, personat nën hetim apo të pandehurit, përveç rasteve kur nga vonesa mund të dëmtohen hetimet, ose një gjë e tillë nuk mund të shtyhet për shkak të afateve procedurale.
ii) Kufizimin e veprimeve procedurale që zhvillohen në ambientet e spitaleve, ambulancave apo laboratorëve mjekësore dhe kur nuk është e mundur, duke u pajisur në çdo rast me masat e pajisjet për mbrojtjen fizike të domosdoshme.

iii) Kufizimin e veprimtarisë administrative të zyrave të sekretarisë në çdo prokurori në kontaktet me qytetarët, për t’i kryer me anë të komunikimeve nëpërmjet shërbimit postar ose mënyra të tjera që sigurojnë kontakte të pakta fizike.
iv) Kufizimin e orareve të takimit me qytetarët ose subjektet me status të posaçëm nga koordinatorët përkatës, prokurori për marrëdhënit me publikun, drejtuesi i prokurorisë, drejtuesit e seksioneve apo prokurorët. Në vendin e caktuar ku është bërë shpallja e orarit të pritjes së qytetarëve të shpallet kufizimi i kësaj veprimtarie, deri në një moment të dytë që do të vlerësohet nga ana e drejtuesit të prokurorisë.
v) Kufizimin e mbledhjeve, analizave, takimeve në ambientet e prokurorisë ose zyrave të policisë, ku ka pjesëmarrje të lartë të personave të përfshirë.
vi) Në çdo rast kur nga rrethanat rezulton prania e shtuar e personave në sallat e gjyqit të çmohet nga prokurori për t’i kërkuar gjykatës zhvillimin e seancave gjyqësore me dyer të mbyllura referuar në nenin 340 të K.Pr.Penale.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!