Prodhuesi i njohur amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka shkruar histori këtë javë me prodhimin e veturës së 1-miliontë. Kjo veturë është Model Y.
Themeluesi i kësaj kompanie, Elon Musk, këtë moment historik e ka shpërndarë në Twitter, shkruan autoblog. Ai ka publikuar një fotografi të kësaj veture të 1-miliontë ku rreth tij shihen një grup i madh punonjësish të Teslës.
Modeli në foto vjen me paketën “Performance”, e cila përfshinë amortizatorët e rinj (që e bëjnë këtë Model Y më të ulët), rrotat prej 21-inçësh, pedalet nga alumini, si dhe shpejtësinë maksimale tani ky model e arrin deri në 250 kilometra në orë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky Model Y tani autonominë e ka të zvogëluar nga 500 në 450 kilometra.