Nga Italia në Shqipëri nëpërmjet porteve detare nga sot dhe në ditët në vijim, kanë hyrë dhe do të vijojnë të hyjnë vetëm kamionë me mallra. Transporti i udhëtarëve është pezulluar, si një masë kjo mbrojtëse për të luftuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë. Më konkretisht nga Bari në portin e Durrësit kanë hyrë 32 kamionë dhe 2 autovetura.
Nga ana tjetër, në Portin e Vlorës këtë mëngjes me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi 22 kamionë. Shoferët e këtyre kamionëve do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore që ndodhen në portë. Si një masë parandaluese për të përhapur koronavirusin dhe për mos rënduar bilancin e të infektuarave, është vendosur me urdhër qeverie që drejt Italisë do të lejohet vetëm transporti i mallrave. E për pasojë, çdo ditë do të mbërrijnë dhe ikin nga Durrësi vetëm nga 1 traget sipas një grafiku që kanë hartuar vetë 2 kompanitë e lundrimit. E njëjta gjë edhe në Vlorë.
Çdo ditë do të mbërrijnë dhe ikin nga Durrësi vetëm nga 1 traget sipas një grafiku që kanë hartuar vetë 2 kompanitë e lundrimit.