MENU
klinika

Si u zgjuan qytetet sot

Lokale të mbyllura, policia dhe ushtria në rrugë

12.03.2020 - 09:12

Panorama në qytetet e vendit mëngjesit e sotëm të kujton ditën e parë të vitit të ri. Por ndërsa në çdo 1 janar mund edhe të gjesh ndonjë bar hapur, sot mund të sodisje karriget bosh dhe dyert e mbyllura. Baret dhe restorantet përgjatë lungomares dhe bulevardit në Vlorë i janë bindur urdhrit të qeverisë, duke mbyllur aktivitetin e tyre.

Madje edhe në hyrjet e pallateve si dhe ashensoret e disa prej pallateve në Vlorë banorët janë sensibilizuar duke afishuar njoftime sensibilizuese ku i bëjnë thirrje për rruajtjen e kushteve të higjienës dhe bashkëpunim.

Prej këtij mëngjesi, forca të ushtrisë dhe policisë janë vendosur në disa pika kyçe të qytetit të Vlorës.
Edhe në Lushnje, patrulla të policisë dhe ushtrisë janë vendosur në hyrje-daljet e qytetit dhe po ushtrojnë kontrolle.
Rrugët e Korçës sot ishin pothuajse bosh. Njerëz tek-tuk që lëviznin për punë apo nevojat e tyre ditore.
Lokalet janë mbyllur edhe në Elbasan, ndërsa qarkullimi i njerëzve dhe makinave vijon normalisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Priten analizat e 30 mjekëve që e kuruan

Me koronavirus 7 ditë e lirë në spitalin e Durrësit