MENU
klinika

UEFA pritet të pezullojë kupat

Paralizohet futbolli, kyçen stadiumet, shtyhen garat

12.03.2020 - 13:21

Futbolli Europian drejt paralizës totale. Përhapja e shpejtë e virusit famëkeq ka detyruar drejtuesit e futbollit të Danimarkës, Italisë dhe Anglisë që të mbyll dyert e stadiumeve, duke lënë jashtë ambienteve sportive publikun.

Në Mbretërinë e Bashkuar ndeshja mes Manchester City dhe Arsenal u pezullua për një tjetër datë, ndërsa tashmë, duke nisur që prej ditës së sotme sfidat do të luhen me dyer të mbyllura.

Madje, sipas asaj që raportojnë mediat britanike, përpos zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e publikut, transmetimi i sfidave të kampionatit më të bukur në planet do të jetë i kufizuar edhe në ambientet pubklike. Për t’u ardhur në ndihmë tifozëve, drejtuesit e Ligës i kanë dhënë dritën jeshile transmetuesve që të pasqyrojnë më shumë se një lojë në ditë të Premier League angleze.

Masa drastike ka marrë edhe Liga Spanjolle, e cila ka pezulluar totalisht kampionatin. Ekipi i parë që iu përgjigj këtij vendimi ishte klubi i Real Madrid. Los Blancos ndërprenë stërvitjen e parashikuar për këtë të enjtë, duke mbyllur në këtë mënyrë përgatitjet për sfidën kundër Eibar.

Drejt këtij vendimi pritet të shkojnë edhe zyrtarë të futbollit në Francë dhe Gjermani. Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes Monchegladbach dhe Koln u bë e para sfidë që u luajt pa tifozë në Bundesliga, por tashmë vendimi pritet të jetë akoma dhe më drastik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin