Ende nuk keni shpëtuar nga gripi i këtij sezoni? Fyti i thatë është kthyer në një ankth për ty?
Mos e lër pas dore, pasi për të shpëtuar nga ky problem nuk është nevoja të shpenzoni një mal me para për ilaçe.
Ju sugjerokmë më poshtë 3 metoda të thjeshta në kushte shtëpie, por që funksionojnë kaq mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe në veçanti për fytin e thatë.
Hidhi një sy:
Gargare me uthull molle
Shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë. Përsëriteni 3-5 herë në ditë derisa problemi t’ju largohet.
Lëng limoni i ngrohtë me mjaltë
Shtoni një lugë çaji mjaltë në një gotë me lëng limoni të ngrohtë. Pijeni dy herë në ditë për rezultate më efektive. Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C i cili ndihmon në përshpejtimin e shërimit të fytit të thatë, të irrituar dhe të ënjtur. Nga ana tjetër, mjalti përmban veti të mrekullueshme qetësuese dhe veti antioksidante gjithashtu.
Qumësht dhe shafran Indie
Para se të shkoni në shtrat, do të ishte një ide e mirë të tresnit një lugë shafran Indie pluhur në një gotë me qumësht të ngrohtë. Kjo gjë ndihmon zbutjen e thatësisë së fytit pasi shafrani përmban veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Është gjithashtu një metodë e shkëlqyer për infeksionet e traktit të sipërm respirator.