Ndërprerjes së futbollit nuk mundi t’i shpëtonte as Premier League. Organizatorët konfirmuan se gjitha lojërat janë shtyrë pas pandemisë koronavirus. Plani për momentin është të rifillojë në fillim të prillit.
Gjithashtu i njëjti vendim është marrë edhe për ndeshje në kategoritë më poshtë, Championship, League One dhe League Two. Ndërsa Federata e Futbollit ka konfirmuar se miqësoret e Anglisë me Italinë dhe Danimarkën nuk do të zhvillohen.
Ndeshja e Brighton me Arsenalin u ndërpre e para pas lajmeve se trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, ishte me virusin Corona. Dhe me konfirmimin edhe të futbollistit të Chelsea Callum Hudson-Odoi, autoritetet e futbollit kanë vepruar përfundimisht.
“Pas një takimi, u vendos unanimisht që të pezullojmë Premier Leaguederi në 4 prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve në atë kohë” – ishte lajmërimi i drejtuesve të Premier League.
Anglia është vendi i katërt i madh në Europë që ndalon futbollin, pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Tashmë është radha e Gjermanisë për të mbyllur aktivitetin futbollistik, pasi pothuajse të gjitha vendet e tjera europiane kanë mbyllur çdo aktivitet sportiv, përfshi futbollin.