MENU
klinika

Koronavirusi

Kosovë/ Qeveria shpall gjendjen emergjente të Shëndetit Publik

16.03.2020 - 08:33

Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shpallur emergjencë për shëndetin publik. Ky njoftim vjen pas konfirmimit edhe të katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, duke çuar në nëntë numrin e personave të infektuar.

“Sipas vendimit, obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të Funksionit Mbështetës Emergjent 8 (FME8 – shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore). Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në Planin e reagimit kombëtar të Qeverisë së Kosovës, Funksioni Mbështetës Emergjent 8 apo FME 8 ka të bëjë me shëndetin publik dhe shërbimet mjekësore, si dhe me veprimet për “zbulimin, parandalimin apo zvogëlimin e efekteve dëmtuese në shëndetin dhe sigurinë publike”.

“Veprimet e tilla mund të përfshijnë analizimin e mjedisit, strukturën e pendave, evakuimet, strehimin emergjent, monitorimin e cilësisë së ajrit, dekontaminimin, përcjelljen e shpërthimit të sëmundjeve ngjitëse, parashikimet emergjente etj”, thuhet në Planin e reagimit kombëtar.

FME 8 mundëson që institucionet përkatëse, në rastet e shpalljes së emergjencës të shëndetit publik, të mund të plotësojnë nevojat për preparate farmaceutike apo për personel mjekësor, si dhe të sigurojnë vaksina për parandalimin e sëmundjeve të caktuara ngjitëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komunikimit me ministra përmes e-mailave

Koronavirus/ Çfarë parashikon qeveria e Kosovës?

"Gati karantinën për çdo rast"

Koronavirus/ Shtohen masat në Morinë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!