Një tjetër linjë ajrore ka ndërprerë fluturimet për shkak të situatës së krijuar në vend, ku qeveria ndërmori masën që pas orës 18:00 mos të ketë asnjë lëvizje.
Kështu, pas ndërprerjes së linjës me Anglinë, apo dhe me kompaninë Austrian Airlines. Ka qenë aeroporti Nënë Tereza që ka njoftuar përmes faqes së ‘Facebook’ që kjo masë do të nisë që nga data 19 mars.
- NJOFTIMI
Nga data 19 Mars 2020, ndërpriten fluturimet me Austrian Airlines.
Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Austrian Airlines ka njoftuar se duke filluar nga data 19 Mars 2020 do të ndërpresë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë.
Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport