MENU
klinika

Ardhjet nga zona e kuqe drejt Shqipërisë

Koronavirusi/ Ndërpriten fluturimet me Italinë?

08.03.2020 - 11:14

Me vendim të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Conte në Itali në 14 provinca me 16 mln qytetarë është ndaluar lëvizja, hyrja dhe dalja.

Megjithatë nga zonat me rrezik të kuq në Itali nuk janë ndërprerë fluturimet drejt Shqipërisë, vijon lëvizja e njerëzve.

Në faqen zyrtare të TIA-as njoftohet për tre fluturime të anuluara drejt Italisë, një në Romë dhe dy në Milano.

Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar pohojnë se anulimi i këtyre tre fluturimeve nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin dhe shkak është zgjedhja e kompanisë për arsye operacionale.

Ndërkohë që flurutimet vijojnë normalisht, në orën 11:10 dhe 12:20 do të nisen dy avionë nga Rinasi në drejtim të Milanos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”