MENU
klinika

Ushqim për ata që jetojnë vetëm

Puka nis me masat/ Bashkia në shtëpitë e të moshuarve

17.03.2020 - 10:31

Pas urdhrit që mori qeveria për të izoluar në shtëpi të gjitha moshat e treta për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Bashkia e Pukës ka nisur nga puna për përkujdesjen ndaj të moshuarve në vetmi në qytet dhe njësitë administrative.

Bëhet me dije se ushqime, detergjent, si dhe mjete higjeno-sanitare janë pjesë e paketës që bashkia e qytetit verior po shpërndan prej dy ditësh ndërkohë që për të gjithë ata që kanë nevojë po dërgohen dhe medikamentet.

Bashkia e Pukës është e para në Shqipëri që nisi aksionin në ndihmë të moshuarve me kushtin e vetëm që ata mos të dalin nga banesat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?

Çfarë parashikohet në muajt e ardhshëm?

Burrat apo gratë? Kush rrezikohet më shumë nga Koronavirusi?