MENU
klinika

Lista e gjyqtarëve në "sitë"

Vetting-u/ Rinisin seancat dëgjimore

29.09.2018 - 19:25

Komisioni i Pavarur i Kualifikimt(KPK), ka njoftuar rikthimin e seancave dëgjimore të cilat do të nisin në muajin tetor.

KPK, vjen pas një pushimi që prej 6 gushtit ku mbylli seancat dëgjimore për tu rikthyer sërish.

Po përfundon tashmë lista e cila përbëhej nga 57 magjistratë kandidatë për organet e reja të drejtësisë.

Komisioni pritet të vijojë me ritëm të plotë rivlerësimin e rreth 36 krerëve të gjykatave e prokurorive të apelit në gjithë vendin, shorti për të cilët është hedhur më datë 16 janar të këtij viti.

kpk konica.al
kpk konica.al

Në këtë listë bëjnë pjesë 4 kandidatë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe 10 anëtarë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Më 16 mars, 2 muaj pas tyre, është shortuar një tjetër listë me 36 magjistratë, e përbërë nga krerët e gjykatave dhe prokurorive të rretheve.

Sezoni i dytë i Vetting-ut, do të vijojë me një listë të tretë të shortuar më 16 maj, ku bien në sy 7 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, disa këshilltarë e ndihmës ligjorë të rangjeve të larta, si dhe gjyqtarët e apelit të Krimeve të Rënda.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publike dy seancat e para që do zhvillohen më 3 tetor.

E para do jetë me Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër, për të pasuar nga Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.