MENU
klinika

"Të mundohemi mos ta harrojmë këtë"

“SarsCov2 është grip”, reagon Prifti: Më vjen mirë që reflektuan

18.03.2020 - 16:28

Profesor Doktor Edvin Prifti, Shef i shërbimit të Kardiologjisë në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook duke vlerësuar gjithë vendimet e marra nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas tij ky është drejtimi i duhur (This is the right direction!).

Ndërkaq sipas Priftit ajo që duhet të përforëcohet më shumë i masë është mbrojtja e stafit mjekësor.

Statusi i plotë:

This is the right direction!

Ministrja e shendetesise, zj. Manastirliu sapo deklaroi:

1. Diagnoza per SarsCov2 do behet edhe ne QSUT

2. Jane porositur ventilatore te rinj mekanike dhe shtret intensive

3. Te semuret pozitive me SarsCov2 po karantinohen deri kur kthehen ne negativ.

Tre masa keto shume te rendesishme te cilat konkordojne totalisht me opinionet e mia. Tani mbase duhen shtuar sa me shume masat mbrojtese per personelin shendetesor edhe pertej masave qe jane marre deri tashme. Me vjen mire qe pati nje reflektim pozitive pasi tre jave me pare, kishte kolege qe deklaronin qe SarsCov2 eshte nje grip.

Stop saying it’s a bad flu! SarsCov2 eshte nje infeksion viral me trajtim multidisiplinar. Te mundohemi mos ta harrojme kete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”