MENU
klinika

Koronavirus/ Izolimi dhe pasojat

Flet eksperti: Pandemia nuk njeh kufij

19.03.2020 - 09:41

Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje, jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike, por edhe për bashkëjetesën mes njerëzve, mendon Alexander Görlach.

Coronavirusi ka hapur shumë çështje dhe pyetje, jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike, por edhe për bashkëjetesën mes njerëzve, mendon Alexander Görlach.

Për momentin jemi duke jetuar dy kriza, pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie. Ekspertët thonë se kriza e dytë do të zgjatë më shumë dhe do të jetë më masive, sesa pasojat e drejtpërdrejta të COVID-19, e cila deri tani ka rezultuar me disa mijëra të vdekur në mbarë botën.

Nuk ka ndonjë kuptim serioz të krahasosh krizat, në veçanti ato që rezultojnë me humbjen e jetës së njerëzve. Por këto kriza janë të ndërlidhura dhe kanë shkaqe dhe pasoja të ngjashme. Ndaj secili prej nesh duhet ta ketë të qartë se sa të ndërlidhur janë sot të gjithë njerëzit mes vete.

Pasojat e pandemisë:
Pandemia nuk njeh kufij mes vendeve apo ngjyrë lëkure. Ajo përfshin të gjithë, pavarësisht vendit, ngjyrës së lëkurës, fesë, kulturës apo gjuhës. Ata të cilët përdorin gjuhë raciste dhe thonë se kriza ka ardhur nga Kina apo Italia, Irani apo Koreja e Jugut, duhet të kenë shumë kujdes. Këto vende dallojnë shumë mes vete. Përvojat nga kjo sëmundje dhe ky virus janë të veçanta, por japin edhe mësime. Ne jemi të ndërlidhur kaq shumë mes vete, në kohën e globalizimit, sa që të gjitha rrjetet duhet të bashkëveprojnë.

Kriza e tretë:
Tani do të përballemi edhe me krizën e tretë, e cila është e ndërlidhur me dy të parat – pandeminë dhe krizën ekonomike. Me “distancimin social” dhe izolimin në jetën private, njerëzit do të përballen me sfida të mëdha. Masat për parandalimin e përhapjes së virusit do të rezultojnë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore me kufizimin e lirisë së lëvizjes. Njerëzit reduktohen në katër muret e shtëpisë dhe duhet të kalojnë kohën në karantinë, në kushte të cilat nuk i kanë jetuar më parë.

Njerëzit, vendet dhe kontinentet do të largohen mes vete. Bashkimi Evropian ka mbyllur kufijtë e jashtëm, vendet kanë mbyllur kufijtë brenda BE. Udhëtimet janë ndaluar, ndonëse kjo ka qenë një prej vlerave më të mëdha të BE. E gjitha kjo ndodhi brenda pak ditësh.

Izolimi:
Ndjenja e vetme që kaplon njerëzit në këtë moment është pafuqia. Këshillat për futje në izolim dhe leximin e pafund të librave ndihmojnë vetëm pjesërisht, sepse kjo pafuqi na bën letargjik, na cënon lirinë e lëvizjes, na demotivon. Ndaj kërkohet bashkëveprim në familje, duhet gjetur rrugën për tejkalimin e kësaj situate.

Duhet të ruajmë shëndetin mendor për kohën pas izolimit dhe për bashkëveprim pas kohës së COVID-19. Por kjo është një kohë që na mëson. Shohim vende të shenjta boshe si Sheshi kryesor në Vatikan apo Meka dhe Medina. Këto pamje duket tërësisht të pakuptimta, por njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e të qenurit bashkë. Tani jemi të gjithë në ekzil të brendshëm në shtëpi dhe duhet të gjejmë forcë tek njëri-tjetri. Ashtu si italianët që dalin në ballkone dhe këndojnë, të cilët nga muzika nxjerrin forcë për të ardhmen e shëndetshme.

Alexander Görlach është linguist dhe teolog, bashkëpunëtor i Carnegie Council for Ethics në International Affairs dhe studiues në Universitetin Cambridge, në Institutin për Studime Ndërkombëtare. Ai ka studiuar edhe në Universitetin Harvard, National Taiwan University dhe City University of Hongkong./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodh nëse shkelni urdhrin?

Nga sot kalimtarët do lëvizin vetëm 6 orë në ditë


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”