MENU
klinika

Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”

19.03.2020 - 09:45

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, iu drejtohet të gjithë qytetarëve me një mesazh të rëndësishëm për të mposhtur koronavirusin.

Në mesazhin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Bino iu kërkon qytetarëve të vetëizolohen, nëse shfaqin shenja respiratore, të ruajnë distancën 1 metra me të tjerët, e mbi të gjitha të mos përfshihen nga paniku.

“COVID-19. Fjalën duhet ta kenë ekspertët! Ju lutem kushtojini pak minuta nga koha juaj këtij mesazhi të dr. Silva Binos? #QëndroniNëShtëpi”, shkruan Manastirliu.

“Dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen. Të përpiqen të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Këto masa janë mjet shumë i rëndësishëm, që shpeshherë bie mbi vetë individin. Paniku nuk të çon askund. Qëndrueshmëria është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë këtë armik. Punonjësit janë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, shprehet Bino.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë i Ambasadorit shqiptar në Kinë

“Duhet të shkundemi, ndryshe do na shkundë!”