MENU
klinika

Pa ndërprerje manuale

Këtij roboti të vogël iu deshën vetëm disa orë për të ecur vetë!

19.03.2020 - 17:01

Ky robot i vogël është mësuar të ecte vet, si pjesë e një procesi që i ka marrë vetëm disa orë.

Sehoon Ha është autori kryesor i këtij projekti, që e ka përdorur të mësuarit e përforcuar – si metodë që shfrytëzon një algoritëm për të mbledhur informata rreth ambientit rrethues ku ndodhet objekti.

Pastaj, roboti mëson nga provat që i bën dhe gabimet që pëson. Në sipërfaqen e rrafshët, robotit i janë nevojitur vetëm 90 minuta që të mësohet.

Kjo procedurë ka shkuar aq mirë, sa që robotit nuk i është nevojitur as ndonjë ndërprerje manuale, që e zhbllokon sistemin. Të mësuarit e ecjes në mënyrë autonome, kërkon nivel të lartë shkathtësie dhe kapaciteti, ndërsa përfundimi me sukses është shumë i vështirë.

Me zhvillimin e këtyre sistemeve, robotët mund të aktivizohen dhe të mësohen të ecin vetët nëpër terrene të ndryshme të izoluara, ku nuk mund të hyjnë njerëzit apo robotët tjerë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”