20.03.2020 - 09:06
Arrestohet në Elbasan një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Ai arrestuari është shqiptari Leonard Kote (Taçi), 54 vjeç, banues në Elbasan.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Bergamos/Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian” njofton policia.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë