MENU
klinika

Deklarata

Vizita e Thaçit në Veri/ Vuçiç: Sulm banditësh, u kërcënua paqja

30.09.2018 - 08:54

Hyrjen e forcave speciale të Kosovës, ROSU dje në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e cilësoi sulm të armatosur banditësh, pasi sipas tij me hyrjen e tyre në këtë territor u kërcënua paqja.

Operacioni përfshiu 110 deri në 130 anëtarë të forcave speciale të Kosovës, të gjithë shqiptarë, që kanë zënë rrugë hyrëse dhe të gjitha objektet pranë Ujmanit, duke keqtrajtuar brutalisht disa persona dhe duke mbajtur peng katër”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Kujtojmë se njësitet speciale të Kosovës të shumta në numër në veri ishin për shkak të vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dje në vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.

Thaçi pohoi se vizita e tij atje ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, por autoritetet në Serbi thanë se Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se ka arrestuar disa serbë.

Vuçiç, në një fjalim drejtuar kombit serb, tha se me vizitën e Thaçit u shkelën disa marrëveshje. “Nuk e di nëse kanë pasur pëlqimin e NATO-s, por kushti i dytë është shkelur plotësisht”, tha presidenti serb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Një popull s’i nënshtrohet një njeriu'

Protesta në Prishtinë/ Mijëra protestues në shesh


E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje