MENU
klinika

“Mos e merrni lehtë”

Covid-19, regjistrohet rasti i parë nga Premier League

20.03.2020 - 22:07

Pas trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, i cili e kaloi me sukses virusin famëkeq të përhapur në botë, sot u zbulua se sulmuesi i West Bromwich, Charle Austin, është i infektuar me Covid-19.

Futbollisti 30-vjeçar është i izoluar prej një jave në shtëpi dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij që të shtunën e kaluar, kur iu shfaqën simptomat e para.

“U ndjeva sikur dikush më kishte hedhur një kovë me ujë sipër meje, pasi isha qull”, – pranoi ai për “The Telegraph” duke treguar simptomat e para. Ai zbuloi gjithashtu se i kishte thënë familjes së tij se nëse do të merrte ndokush virusin, shpresonte të ishte ai.

“Ndjeja se isha më në formë se të gjithë dhe i shëndetshëm, ndaj mund ta përballoja. Pasi kam kaluar një javë me të, unë do t’u thosha të gjithëve, edhe atyre që janë 20 dhe 30-vjeçarë: Mos e merrni lehtë, është shumë serioze.

Kam mësuar se njerëzit që nuk e kanë marrë këtë virus, vazhdojnë jetën e tyre normalisht, edhe unë këtë po bëja javën e kaluar. Jo se nuk e kisha parë me seriozitet koronavirusin. Por kjo është jashtëzakonisht serioze dhe duhet ta shohim si të tillë”, – tha Austin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin