MENU
klinika

“Jam i pastër”

Trajneri i Arsenalit kalon pa probleme Covid-19

19.03.2020 - 17:56

Virusi Covid-19 ka prekur edhe botën e futbollit, ku lojtarë, trajnerë apo pjesë të stafit kanë rezultuar pozitivë. Një ndër ta ishte edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, por që fatmirësisht e ka kaluar pa pasoja dhe është në shëndet të plotë.

Trajneri spanjoll ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se tashmë është i pastër, pra është shëruar nga Covid-19. Lajmi për infektimin e 37 vjeçarit spanjoll erdhi pak ditë pasi Arsenali u përball në Europa League me Olympiacos, presidenti i të cilit ishte i infektuar me coronavirus.

Menjëherë pas lajmit se është infektuar Arteta, e gjithë skuadra e Arsenalit u futën në karantinë. Fatmirësisht, tekniku spanjoll tani është shëruar dhe lajmin e mirë e dha vetë ai: “Tashmë jam i pastër, sepse testi i Covid-19 rezultoi negativ. Faleminderit zot! Faleminderit për lutjet tuaja!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN