MENU
klinika

“Ujë e gaz lotsjellës kundër shkelësve”

Rama paralajmëron qytetarët që thyejnë rregullat, një mesazh pensionistëve

21.03.2020 - 13:54

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë ata që shkelin rregullat e vendosura nga qeverisë në kuadër të masave kundër COVID-19, do ta pësojnë shumë keq.

Në një lidhje nga ‘Facebook’, ai komunikoi se policia dhe ushtria do të ushtrojnë çdo lloj force ndaj personave që kapen në shkelje flagrante në një kohë kur për këto dy ditë vendi do të jetë në shtetrrethim.
Po ashtu ai tha se do ta pësojnë dhe pensionistët që shkelin rregullat.

“Bankat do të shërbejnë brenda kësaj fashe orari. 5 e mëngjesit deri në 2. Nga ora 1 deri në 5 vendi do të jetë shtëpia e mbyllur. Ecja me të tjerë në lagje, gjatë orarit për lëvizje, nuk do të tolerohet më paqësisht. S’do të mjaftohemi me gjoba. Policia dhe ushtria do të mbikëqyrin lagjet në Tiranë dhe Durrës, ku kemi dhe vijën e kuqe. Do i fusim, fotografojmë dhe fusim në listën e zezë të tradhtarëve. Këta individë do ta paguajnë shtrenjte. Atyre do u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën 1 vit qe nuk kanë punë, që nga bursat e studentëve apo dhe rimbursim të ilaçeve. Më vjen keq sa s’ka për pensionistët.

Ata do të konsiderohen tradhtarë lufte, do të trajtohen me zero tolerancë. Të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat speciale janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit në tubime të paligjshme. Deri tek uji apo gazi lotsjellës. E mbështet pa asnjë rezervë këtë vendim të drejtuesve të Policisë.”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin