Qarku Shkodër njofton për dy raste të dyshuara me COVID-19. Një është raportuar nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor e Pukës dhe një tjetër nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor e Shkodrës.
Ndërkohë në piken e kalimit H. Hotit kanë hyrë rreth 205 persona, prej të cilëve 134 shqiptar dhe 71 të huaj.
Nga ana tjetër masat ndëshkuese për ata që nuk zbatojnë rregullat vazhdojnë. Deri tani raportohet për 20 masa ndëshkuese, 17 në Shkodër dhe 3 në Malësinë e Madhe. Masat janë vendosur kryesisht për shkelje të akteve normative në bare e restorante, mos zbatimin e vekarantimit, etj.
Ndërkohë konstatohen raste sporadike të lëvizjes së njerëzve në rrugë, për të cilet po ndërhyhet në parandalimin e tyre nga strukturat e policisë dhe ushtrisë.