MENU
klinika

Arsyeja

Pas Vuçiç Merkel kontakton Kurtin

23.03.2020 - 13:23

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë sot një bisedë përmes videolidhjes me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express. Kjo është bërë e ditur përmes një shkrimi në Facebook, nga Besnik Kelmendi që është këshilltar i partisë CDU në Gjermani.

Ai ka shkruar se Merkel dhe Kurti do të bisedojnë me theks të veçantë për situatën pas përhapjes së koronavirusit si dhe për çështje të tjera.

“Kancelarja Angela Merkel do të ketë sot një video-konferencë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane. Përveç këtyre temave të sipërmenduar sigurisht do te bisedohet edhe për situatën politike ne Kosove. Ku do te diskutohet edhe për mocionin e qeverise nga ana e LDK”, ka shkruar ai.

Merkel ditë më parë ka zhvilluar një bisedë përmes videolidhjes edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat