Italia po dyfishon përpjekjet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, duke ndaluar të gjitha aktivitetet e panevojshme ekonomike për dy javë.
Ka shenja të hershme që këto hapa drakonianë janë efektive, por kostot njerëzore dhe ekonomike do të jenë të mëdha.
Qeveria bëri gabime, nga të cilat duhet të kishte mësuar pjesa tjetër e botës perëndimore, por jo.
Italia ka kapërcyer Kinën si vendi me më shumë vdekje nga Covid-19, sipas të dhënave zyrtare. Afro 5,500 italianë kanë humbur jetën e tyre nga sëmundja, krahasuar me më pak se 3,300 kinezë, edhe pse popullsia e Italisë është pothuajse sa 4% e asaj të Kinës. Pothuajse 60,000 individë kanë rezultuar pozitivë, më shumë se dyfishin e numrit në Spanjë dhe Gjermani.
Italia ishte vendi i parë evropian që zbuloi përhapjen e virusit, që ndihmon pjesërisht për të shpjeguar pse tani është kaq i përhapur tani. Vende të tjera, përfshirë Francën, he madje edhe SHBA-në, duket se thjesht po ndjekin Italinë me vetëm disa javë vonesë.
Italia mund të ketë qenë gjithashtu e pafat: Për shkak se u përball me fillimin e epidemisë para të tjerëve.
Ekzistojnë disa arsye përse situate shkoi kështu në Itali. Vendi ka një popullsi shumë të vjetër. Koronavirusi prek veçanërisht të moshuarit veçanërisht. Mosha mesatare e atyre që kanë vdekur nga virusi në Itali është pak më shumë se 80 vjeç, sipas Këshillit Suprem të Shëndetit të vendit.
Faktorët kulturorë mund të kenë luajtur gjithashtu një rol: Në Itali, breza të ndryshëm kanë tendencë të kalojnë më shumë kohë së bashku, shpesh nën të njëjtën çati, gjë që mund të ketë ndikuar në infektimin e të moshuarve.
Japonia gjithashtu ka një popullsi të plakur, por njerëzit përfshihen në mënyrë rutinore në forma të distancimit shoqëror, një arsye e mundshme për kontrollimin e suksesshëm të epidemisë nga ky shtet.
Në Itali, rajoni verior i Lombardisë ka qenë më i prekuri. Gati gjysma e të gjitha rasteve të regjistruara dhe dy të tretat e vdekjeve zyrtare vijnë nga kjo zonë, e cila përbën një të gjashtën e popullsisë së Italisë. Rajoni është qendra ekonomike e vendit dhe ka lidhje të forta tregtare me vendet e tjera, përfshirë Kinën. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar pse shpërthimi i Italisë lindi këtu, duke u përhapur i pakontrolluar për ca kohë.
Qeveria dhe liderët politikë fillimisht ishin shumë të vetëkënaqur për problemin. Kryeministri Giuseppe Conte tha në TV në fund të janarit se vendi ishte plotësisht i përgatitur të merrej me epideminë, pasi po merrte masat më të rënda në Evropë. Kur rastet e para u shfaqën në Lombardinë jugore, disa politikanë nxituan të thonin se njerëzit duhet të vazhdonin me jetën e tyre normale.
Qeveria detyroi së pari një bllokim të plotë për 50,000 njerëz në njëmbëdhjetë qytete në jug të Lombardisë dhe në një në rajonin fqinj të Venetos. Pastaj erdhën më shumë kufizime: Shkollat u mbyllën dhe ngjarjet publike u ndaluan. Më 10 mars, vendi u izolua i gjithi. Baret, restorantet dhe dyqanet u mbyllën dhe njerëzve u tha që të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre nëse nuk duhet të shkonin në punë ose për arsye të tjera jetike (siç është blerja e ushqimit). Qeveria tani ka pezulluar të gjitha aktivitetet jo-thelbësore ekonomike, siç janë shumë fabrika, deri më 3 prill.
Sidoqoftë, qeveria nuk ka vepruar siç duhet.
Italia ka kryer më shumë se 230,000 teste, por ajo nuk ka arritur të përgatisë një strategji gjithëpërfshirëse të testimit, dhe vetë-izolimit, e cila ka ndihmuar në shpëtimin e jetëve në vende të tilla si Koreja e Jugut ose Singapori.
Fatkeqësisht, këto dështime shihen edhe në vende të tjera në Evropë. Franca dhe Spanja kanë pritur shumë gjatë përpara se të marrin masa. SHBA ka bërë një kthesë dramatike me një plan fillestar për një strategji, por ende po përpiqet të marrë masa drakoniane për distancimin shoqëror.
Italia duhet të marrë meritat për marrjen e masave të ashpra, siç është kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve të saj, gjë që dukej e pamundur për një vend perëndimor. Këto hapa janë përdorur si model kudo tjetër.
Sidoqoftë, ata nuk japin udhëzime se si të trajtohet epidemia në planin afatgjatë, pasi është e pamundur të mbash ekonominë të mbyllur me muaj.
Shumë vende në Azi duket se kanë bërë një punë më të mirë në ndërthurjen e këtyre përparësive. Aty Perëndimi duhet të kërkojë përgjigje afatgjata, dhe ta bëjë atë së shpejti.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al