MENU
klinika

Jo vetëm vitamina C

3 vitaminat më të rëndësishme për të rritur sistemin tonë imunitar

23.03.2020 - 17:11

Një dietë e mirë ushqimore është arma më e mirë në luftën kundër sëmundjeve. Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminat e duhura ndihmon sistemin tonë imunitar të luftojë sëmundjen  dhe në periudhën që po jetojmë të paturit e një sistemi imunitar të mirë ndihmon të përballojmë më mirë situata të krijuara nga viruse të tilla si COVD-19.

Ja cilat janë 3 vitaminat të cilat konsiderohen si shumë të rëndësishme për të rritur sistemin tonë imunitar:

• Vitamina C- është një nga nxitësit më të mirë të sistemit tonë imunitar. Mungesa e vitaminës C në organizëm bën që trupi tonë të jetë më shumë i ekspozuar karshi sëmundjeve të ndryshme. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë: portokallet, qitrot, mandarinat, luleshtrydhet, specat e kuqe, kale, brokoli, spinaqi. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë vitaminë C në bazë ditore është shumë i rëndësishëm duke qenë se organizmi ynë nuk e prodhon dhe as e ruan atë. Lajmi i mirë është që vitamina C është prezent në një numër të madh ushqimesh sa nuk kemi nevojë të marrim suplemente të vitaminës C, me përjashtim të rasteve kur përshkruhet nga mjeku.

• Vitamina B6 – është jetësore që të mbështesim reaksionin biokimik të sistemit tonë imunitar. Ushqimet e pasura me vitaminë B6 përfshijnë mishin e pulës dhe peshkun e ujrave të ftohta si salmoni dhe tuna. Vitamina B6 e gjejmë edhe në perimet e gjelbra dhe qiqrat.

• Vitamina E – është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojë infeksionet. Ushqimet e pasura me Vitaminë E përfshijnë arrat, farërat e ndryshme dhe spinaqin.