MENU
klinika

Vetëkarantinohen punonjësit dhe stafi mjekësor

Një rast i dyshuar me COVID 19 në doganën e Tushemishtit

24.03.2020 - 10:22

Vetekarantinohen punonjës të doganës së Tushemishtit dhe stafi mjekësor.

Vetkarantinimi ka ardhur pas një rasti të dyshuar me COVID-19 në këtë pikë doganore.

Sipas burimeve pranë pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit bëhet e ditur se punonjësit janë drejt ditëve të fundit të vetkarantinimit.

Nga ana tjetër dogana e Tushemishtit është mbyllur që në datën 13 mars.