24.03.2020 - 16:31
Mexosopranoja e njohur lirike, pjesë e Teatrit Historik të Romës, Irida Dragoti, përmes një videoje rrëfen nga Italia, situatën atje.
“Situata në Itali është shumë e rëndë, çdo ditë ka lajme të trishta, por ne po mundohemi të kemi shpresë. Gjatë kësaj kohe në shtëpi po mundohemi të jemi me familjen, të bëjmë pak sport, muzikë dhe të jemi afër njëri-tjetrit. Këtë izolim duhet ta shohim si pozitiv.”
Këngëtarja bën apel për më shumë kujdes ndaj COVID-19. Mesazhin sensibilizues, artistja e mbyll duke kënduar refrenin e himnit të flamurit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Aktorja e famshme italiane me koronavirus
“Ditë frikë dhe vetmie”
Marina Cvetajeva