MENU
klinika

Arritja e kompanisë

Apple zgjeron App Store në 20 vende të reja këtë vit

24.03.2020 - 17:01

Apple do të zgjerojë App Store në 20 vende të reja këtë vit. Kompania e njoftoi këtë në portalin e saj të zhvillimit, duke bërë kështu zgjerimin më të fundit të tregut të Apple në glob.

Për momentin, nuk ka ende informacione se kur do të jetë i disponueshëm ky ndryshim për rajonet e reja. Apple i ka kërkuar zhvilluesve të të bëjnë log in në adresat e tyre në website-in për developers dhe të pranojnë pikat e marrëveshjes për këtë licensë, në mënyrë që aplikacionet të jenë të aksesueshme kur të vijë koha e duhur.

Njoftimi i Apple i nxit zhvilluesit që të update-ojnë informacionin e tyre deri në 10 prill, duke nënkuptuar që ky ndryshim mund të aplikohet së shpejti. Momentalisht Apple, ofron App Store në 155 vende ose rajone rreth e qark botës.

  • Afghanistan
  • Gabon
  • Cote d’Ivoire
  • Georgia
  • Maldives
  • Serbia
  • Bosnia and Herzegovina
  • Cameroon
  • Iraq
  • Kosovo
  • Libya
  • Montenegro
  • Morocco
  • Mozambique
  • Myanmar
  • Nauru
  • Rwanda
  • Tonga
  • Zambia
  • Vanuatu
Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”