Ndricimi automatik është një funksion i iPhone sjellë me iOS 13 dhe ndryshon fuqinë e dritës së ekranit sipas ambientit dhe dritës ndaj të cilës jeni ekspozuar.
Për shembull nëse jeni nën dritë të fortë, shkëlqimi i ekranit të iPhone do të rritet. Në një dhomë të errët, do të zvogëlohet në mënyrë që të mos ju lodhë shikimin.
Adaptimin e ekranit të iPhone mund ta keni vënë re kur dilni nga një dhomë me pak dritë në një hapësirë me dritë të fortë.
Por nëse për ju një funksion i tillë është shqetësues ju mund ta çaktivizoni.
Ja sesi të çaktivizoni shkëlqimin automatik në iOS 13
1. Në iPhone tuaj lançoni aplikacionin Settings dhe shkoni në tabin “Accessibility”
2. Në faqen e hapur shkoni në “Display & Text Size”
3. Shkoni drejt fundit të faqes së re dhe shtypni mbi butonin “Auto-Brightness” i cili nëse është në ngjyrë të blertë do të shndërrohet në gri kur ta çaktivizoni
Pas këtyre veprimeve iPhone juaj nuk do të ndryshojë më shkëlqimin automatikisht.