Nëse doni internet të shpejtë, hidhini sytë nga mikrovala në kuzhinë! Këshilla e fundit, për të shmangur ngecjen e internetit është të fikni mikrovalën!
Në ditët e gjata të karantinës, ushqimi dhe interneti janë dy nga aktivitetet që na argetojnë më shumë, por ja që për shpejtësinë e njërës duhet shmangur tjetra. Mikrovala ka fuqi të reduktojë sinjalin e wi-fi kështu që kur bëni video call-s, shihni filma apo diçka të rëndësishme online, sigurohuni që askush të mos e përdorë.
Këshilla të tjera për një internet të shpejtë:
1. Zhvendoseni modemin e internetit sa më larg të jetë e mundur nga pajisjet e tjera elektronike që të mos interferojnë me sinjalin
2. Mbajeni router-in të ndezur.
3. Përpiquni të flisni sa më pak me video duke qenë se kërkon shumë më tepër internet se audio.
4. Kini parasysh që sa më shumë pajisje elektronike të jenë të lidhura me internetin tuaj, aq më shumë ngadalësohet shpejtësia e tij.
5. Kohën që nuk do ta përdorni (natën) përpiquni ta fikni.