MENU
klinika

"Nuk do të na mbarojnë makaronat!"

A do të vuajë Europa një krize urie?

27.03.2020 - 10:16

Europa nuk do të vuajë urie për shkak të koronavirusit, por pandemia po e bën gjithnjë e më të vështirë blerjen e makaronave dhe frutave të freskëta në raftet e dyqaneve ushqimore.

Edhe përpara se vendet europiane të njoftonin mbylljen e kufijve në përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë globale, qytetarët zbrazën supermarketet duke blerë të gjitha ushqimet bazë. Politikanët europianë, duke filluar nga kancelarja gjermane Angela Merkel e deri tek Komisioneri i Bujqësisë po nxitojnë të sigurojnë konsumatorët se nuk do të zhyten në një krizë ushqimore.

Pa dyshim, kriza ka rritur presionin në zinxhirët e furnizimit në të gjithë Europën pasi kontrollet e reja kufitare janë duke shkaktuar bllokime të kamionëve. Kontinenti po përballet gjithashtu me mungesën e punëtorëve që kanë braktisur punën në fabrikat e përpunimit për shkak të frikës së mund të sëmuren ose nuk janë në gjendje të udhëtojnë.

Pavarësisht këtyre sfidave, kjo nuk do të thotë se Europa mund të përballet me një krizë ushqimore, por se do të duhet më shumë kohë që raftet të rimbushen dhe situata emergjente mund t’i detyrojë politikanët dhe prodhuesit ashtu që të rimendojnë vendimet e tyre.

“I gjithë ushqimi ynë po hyn në depo, me vonesa por po arrin atje”, tha Bart Vandewaetere, nëndrejtor i Nestlé, ndërmarrja më e madhe në botë e ushqimit.

Mallrat e paketuara si makaronat janë të preferuarit e rrjeteve të supermarketeve në të gjithë Europën për shkak të jetëgjatësisë, por Luigi Cristiano Laurenza, drejtori Agjencisë Italiane të Industrisë së Ushqimit tha se askush nuk duhet të shqetësohet edhe nëse raftet e makaronave zbrazen.

“Ne nuk do të na mbarojmë makaronat,” theksoi ai. “Po prodhojmë me kapacitet të plotë”.

“Kontrollet kufitare nacionale të vendosura javën e kaluar në vende të ndryshme për të frenuar virusin fillimisht shkaktuan probleme për dërgesat e makaronave në rajone të ndryshme të Europës, por problemet kryesore u zgjidhën shpejt”, tha ai.

Sidoqoftë, disa produkte të freskëta si qumështi, frutat dhe perimet janë më të ndjeshëm ndaj çdo ndërprerjeje në zinxhirin e furnizimit. “Edhe pse nuk ka ndonjë rrezik të madh për të na mbaruar rezervat, masat paraprake shtesë të higjenës, siç është zbatimi i distancës sociale në objektet e paketimit, mund të ngadalësojnë furnizimet”, thotë Philippe Binard përfaqësuesi i industrinë së produkteve të freskëta në BE.

Masat e bllokimeve kufitare javën e kaluar çuan në bllokime dhe trafik që shtrihej për më shumë se 80 kilometra në disa vendkalime të zonës Shnegen, megjithëse situata është lehtësuar që nga atëherë. Kompanitë e ushqimit dhe pijeve ngritën alarmin të enjten, duke paralajmëruar se disa sektorë mund të përballen me vonesa.

Komisioni Europian publikoi të hënën udhëzime duke thënë se vendet e BE duhet të zbatojnë menjëherë të ashtuquajturat korsi jeshile për të përshpejtuar transportin e mallrave. Sipas udhëzimeve, të gjithë kamionët, pavarësisht nga origjina ose destinacioni, duhet të kalojnë kontrollet kufitare.

Vendimi u mor pasi Rumania dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre për kamionët italianë me një bindje se ato duhet të karantinohen. Edhe drejtuesit e kamionëve u detyruan të hyjnë në karantinë.

Kriza e koronavirusit po e vështirëson gjithashtu punësimin e punëtorëve sezonalë për të mbledhur fruta dhe perime për shkak të kufizimeve të udhëtimit.

“Ky është një problem në të gjithë Europën,” tha Binard. “Jam i sigurt se do të ketë zgjidhje për këtë dhe se ne do të sigurojmë furnizimin e frutave dhe perimeve. Kjo është hera e parë që kam parë që çmimet nuk janë e vetmja gjë që shqetëson klientët. Pyetja e tyre është a do të gjejnë fruta nesër?”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”

OECD: Nuk ka shërim të shpejtë...

BBC/ “Ekonomia do të vuajë për vite me radhë”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!