MENU
klinika

Nga The Guardian

Koronavirusi, triumf apo katastrofë për Trumpin?

27.03.2020 - 16:26

Në ditën e zgjedhjes së Donald Trump, ekonomistët parashikuan fatkeqësi.

Ajo që askush nuk mund të parashikonte është se kur profecia u bë e vërtetë, do të ishte rezultat i një rrufeje, e jo vetë veprave të Trump.

Shkalla e shkatërrimit ekonomik nga koronavirusi u bë e qartë të enjten kur u mor vesh se 3.3 milion njerëz paraqitën sigurim papunësie javën e kaluar.

Papritur peizazhi politik ka ndryshuar.

Në garën për Shtëpinë e Bardhë, ka disa pyetje kryesore. A do të fajësohet Trump, në mënyrë të arsyeshme ose ndryshe, për miliona njerëz që humbin punën e tyre? Apo votuesit do ta përqafojnë pretendimin e tij për të qenë “president i kohës së luftës” dhe të konkludojnë se kjo nuk është koha për të ndryshuar? A mundet që kundërshtari i tij i mundshëm, Joe Biden, të përfitojë nga forcat e tij si një zë i kompetencës dhe përvojës, për ta paraqitur veten si udhëheqësin moral që i duhet kombit?

Për Trump, kjo është sfidë personale. Si një biznesmen miliarder, ai kërkoi ringjalljen e ekonomisë duke shkatërruar marrëveshjet tregtare dhe duke ringjallur qytetet prodhuese.

Prandaj nuk është për t’u habitur që presidenti po kërkon të ketë prioritet ekonominë përsëri.

Trump është gati të nënshkruajë paketën e ndihmës prej Kongresit prej 2.2 dollarësh të krijuar për të parandaluar kolapsin e plotë ekonomik.

Ky është skenari më i mirë për presidentin: duke e prezantuar veten, si njeriun që e drejtoi Amerikën në krizën e saj më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Skenari i rastit më të keq për Trump duket shumë ndryshe. Nëse numri i vdekjeve vazhdon të rritet, bizneset e mëdha dhe të vogla shkatërrohen dhe ekonomia do të bjerë.

Deri më tani, sondazhet tregojnë se 60% e amerikanëve i dhanë vlerësime pozitive për trajtimin e krizës.

Është e vështirë të besohet se gjyqi i Trump përfundoi vetëm muajin e kaluar. Në ato kushte, zgjedhjet e nëntorit duket sikur janë një jetë larg.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al