MENU
klinika

Çfarë kishte firmosur më parë?

Firmosi arrestimin e Rrajës. Kush është gjyqtarja?

30.09.2018 - 17:55

Vendimi për të arrestuar shtetasin Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, u mor sot nga Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, dhe u ekzekutua nga Policia e Krujës.

Rexhep Rraja, akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku, çështje e denoncuar nga një ish oficer policie pak ditë më parë dhe që po dominon aktualitetin politik të ditëve të fundit.

Enkelejda Hoxha ishte gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës, ndërsa Mirela Kapo ishte prokurorja që përgatiti dosjen.

xhisiela-maloku-rrahja-konica.al
xhisiela-maloku-rrahja-konica.al

Enkelejda Hoxha u bë e njohur mediatikisht vitin e kaluar, teksa në muajin Nëntor firmosi lirimin e parakohshëm të dy njerëzve të botës së krimit, Genci Tafilit dhe Ilir Pajës, me të parin që ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari.

Për rastin e lirimit të Genc Tafilit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxiti edhe një procedurë verifikimi nga ana e KLD-së për gjyqtaren, ndërsa në vitin 2014 Hoxha i rezistoi kërkesës për shkarkim nga ana e ish ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, drejtuar KLD-së në vitin 2014.