Banesa e 72 vjeçares që humbi jetën qëndron e mbyllur dhe asnjë nuk duket në të. I vetmi që qëndron brenda banesës i ngujuar është bashkëshorti i të moshuarës i cili ditën e sotme pritet që të japë mostrat për herë të dytë nëse rezulton apo jo me koronavirus pasi e para rezultoi negative.
E moshuara ishte bashkëshortja e dytë e 75 vjeçarit ndërsa pak ditë më parë ata ishin kthyer nga Milano ku jeton djali i të moshuarit.Gruaja pritet të varroset në njl fshat të Fierit, pas kërkesës së të afërmve të saj për ta varrosur atje.
Përsa i përket bashkëshortit të saj i cili qëndron në karantinë,nuk ka paraqitur probleme shëndetësore deri tani ndërsa e moshuara është dërguar në gjëndje të rëndë në urgjencën e vlorës fillimisht dhe më pas në atë të Tiranës.